Inxhinieri Xhevair Ngjeqari, i ftuar në MCN TV, dha detaje për rënien e rrugës në segmentin Librazhd-Prrenjas e cila ka bllokuar prej gati një jave gjithë juglindjen. Ai u shpreh se ajo zonë është e paqëndrueshme, por kësaj radhe rrëshqitja nuk u shkaktua nga natyra, por nga projektuesi dhe firma zbatuese, duke ndërtuar një mur mbi trasenë e rrugës.

“Flitet se është shembur korridori 8. Prrenjasi është rrëshqitje pjesore në një zonë të paqëndrueshme. Ka një zonë rrëshqitëse, por ky nuk është shkaktuar nga natyra.

Këtu ka qenë një rrugë ekzistuese dhe më poshtë kësaj traseje hekurudhore, formacioni është i paqëndrueshëm, por ka funksionuar normalisht. Projekti ishte që të bëhej një trase tjetër, por ndëtuan një mur mbajtës mbi trase dhe e kanë mbushur me material mbushës për korridorin 8.

Gjatë kohës së ndërtimit, goditjet dhe reshjet shtuan goditjet.

Nëse do të ishin bërë shpimet gjeologjike nuk do të ishte bërë muri. Dhe ajo ka rrëshqitur. Ura që është poshtë s’ka lidhje me rrëshqitjen, por nën goditjen e rrjedhjes së ujit, e kanë gërryer nga poshtë.

Masa e dheut që ka rrëshqitur ka marrë murin mbajtës, dhe tani u kujtuan që të bëjnë shpimet gjeologjike dhe duhet të hynin 7 metra thellë.

Këtu lindin dy probleme. Duhet zgjidhur brenda një jave ose 15 ditësh kalimi provizor, kurse në vijim duhet bërë zhvendosja e korridorit 8 që mund të zgjasë disa muaj. Kjo do t’i kushtojë popullit 2-3 milionë euro.

Ky që ka bërë këtë projekt ka qenë i pavëmendshëm ose i paeksperiencë, se traseja e re nuk mund të vendoset në një formacion kaq të paqëndrueshëm. Projektet nuk kontrollohen nga ana teknike. Para viteve ’90 kalonin në 3 faza kontrolli. Nuk kanë bërë shpime, por tani pasi ndodhi rrëshqitja. Është ngarkuar me mur mbajtës, me dhera për të formuar trasenë e re të korridorit 8.

Kjo nuk është gjë e madhe se korridori 8 nuk është 100 metra”- tha inxhinieri Ngjeqari.

I pyetur për cilësinë rrugëve që bëhen në ditët e sotme Ngjeqari u përgjigj me tri ndodhi të hershme, të cilat i bashkon korrupsioni.

“Në 1907 Edith Durham, që vinte nga Vlora u tha atyre që hapnin rrugën për në Berat se kjo nuk mban. Ai që e shoqëronte me qerre i tha se gjysma e parave janë ngrënë rrugës.

Saadiu filozofi i lashtë thotë se kur komandanti nga kopshti i popullit fut një mollë në gurmaz, ushtria e shkul me rrënjë.

Në 1968 ekonomisti Gareth Hardy ka shkruar “Tragjedia e të përbashkëtave”. Kush janë? Rrrugët, uji, deti, ajri, qeveritë monopartike dhe qeveritë jodemokratike. Kur bëhet një vepër publike, abuzimet janë të dyanshme. Të voglat i kryen populli, grabitjet e mëdha i kryen superstruktura.

Në fakt nëse atje do të marrësh inxhinierët do ta zgjidhim menjëherë, por edhe atje, ka.

Ramën e kanë mashtruar për ishullin e Osumit, koncesionet e rrugëve, përmbytjet në Itali dhe Portugali”-tha Ngjeqari.