Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga disa qytetarë shqiptarë gjatë qëndrimit të tij në Berlin, ku mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.
Teksa largohej nga aktiviteti, një grup protestuesish i janë drejtuar me thirrje si: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Turp”, “Anulo projektin” dhe “Anulo ligjin”.
Kryeministri i ka përshëndetur protestuesit me dorë, përpara se të hipte në automjetin e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë edhe në Shqipëri, ndërsa kundërshtarët e kryeministrit kanë shtuar thirrjet për dorëheqjen e tij.
