Më shumë se një javë nga atentati me tritol ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci dhe ende nuk ka një shak apo autor. Gazetari italian Nello Trocchia ka bërë publike në një postim në Facebook se gazeta “Domani” ka zbardhur detaje të reja përmes një letre anonime, e cila ndodhet aktualisht në duart e hetuesve italianë dhe që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Sipas Trocchia-s, letra përmend emrat e disa të dyshuarve për sulmin, si dhe referenca për mafian shqiptare. Aty thuhet se atentati nuk ishte i rastësishëm, por një mesazh për gazetarët italianë që kanë hetuar aktivitetet e Artur Shehut, një biznesmen me bazë në Miami, i dyshuar si drejtues i një organizate kriminale me lidhje me rrjetin mafioz shqiptar.
“Sot në gazetën time Domani, kolegu Giovanni Tizian zbuloi përmbajtjen e letrës anonime që po shqyrtohet nga hetuesit. Ajo përmend emrat e sulmuesve të dyshuar dhe lidhet me udhëheqjen e mafias shqiptare. Gjithçka rrotullohet rreth biznesmenit me bazë në Miami, Artur Shehu,” shkruan Trocchi
Autori i letrës anonime e lidh tritolin me një ngjarje tjetër: “Një javë më parë, gazetari Nello Trocchia (nga Domani, red.) botoi një libër që përshkruante një takim që qeveria shqiptare pati me kreun e bandës Shehu në ishullin e Karaibeve, Aruba (…) Libri shkaktoi mjaft bujë në Shqipëri dhe dëmtoi imazhin e Edi Ramës. Një javë pas botimit të librit, u krye sulmi ndaj Ranuccit.”
Ndërkohë sa i përket ngjarjes vetë gazetari italian, Sigfrido Ranucci deklaroi se mafia shqiptare nuk është pas atentatit dhe shprehet se mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Sipas tij ngjarja mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera.
