Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2023. Përmes një postimi në Facebook, Salianji theksoi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke kritikuar shtetin për dështimin në garantimin e standardeve.

Ai shtoi se “Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet”, duke nënvizuar se ky dështim ka ndikuar në besueshmërinë e procesit zgjedhor.

REAGIMI
Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!
Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.