Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po mban të fshehtë raportin që lidhet me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Berisha u shpreh se deputetëve nuk po u lejohet të lexojnë dokumentin në diskutim, ndërsa shtoi se shumica po shmang debatin për përmbajtjen e raportit.

Sipas tij, mazhoranca nuk po merr përgjegjësi politike për dokumentin, megjithëse në fund të seancës pritet të hidhet në votim edhe një rezolutë që lidhet me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Europian.

Berisha kritikoi mënyrën se si po zhvillohen diskutimet në Kuvend, duke e cilësuar të papranueshme mungesën e transparencës për një çështje që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Raporti për integrimin në BE është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është një akt jashtëzakonisht I rëndë. Në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, ju paraqisni një raport që nuk pranoni ta lexoni dhe vendosni me një akt anti-kushtetues që raporti të mos lexohet. Kërkoj që të tëehiqet menjëherë raporti. Është fund e krye mashtrim”, tha Berisha.

Sipas tij “Sa I përket performancës, të gjitha janë trillime. Të gjitha nxijnë nga një figurë, nga Edi Rama dhe lubia. Raporti nuk miratohet, duhet të lexohet këtu dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta. Ju bëni axhendën sipas qejfit tuaj. Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që qytetarët nuk e dinë se çfarë është. E kanë mbushur fund e krye me mashtrime”.

Në përgjigje të kritikave të Berishës, kreu I Kuvendit, Niko Peleshi tha se “Raporti lexohet dhe diskutohet në komisione, këtu paraqitet rezoluta. Do të kemi pesë orë në dispozicion për të diskutuar. Dikush mund të japë opinionin e tij, dikush mund të lexojë pjesë raporti. Kjo është në zgjedhjen tuaj”.