Në Spitalin Memorial Fier u realizua me sukses kranioplastika e parë, një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale te një pacient 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru. Ky lajm u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçu përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi ndër të tjera Koçiu.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi gjithashtu në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor përfshirë këtu: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago.



