Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë.

Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti.

Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit ë pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë.

Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.