Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në vëzhgimin e “Top Story” në stërvitjen e forcave RENEA.
Ai tregoi një rast të rrezikshëm në Osum, ku forcat RENEA janë futur pesë herë në ujë për të shpëtuar një person.
“Në atë rast, RENA ka treguar një heroizëm. Kanë tentuar 5 herë, jo vetëm të gjejnë trupin e një të mbyturi, por të shpëtojnë edhe një person që hyri bashkë me ta, sepse ai hezitonte të hipte në varkë. Filluan edhe mediat jo RENEA e la aty, jo e braktisën, ndërkohë RENEA bëri 5 tentativa dhe në fund e morën. Ishte thjesht hezitimi i qytetarit.
Në këtë rasat nuk kemi pse e shohim gotën gjysmë bosh, ta shohim edhe gjysmë plot. T’i japim edhe pak motivim, për atë kanë nevojë. Unë nuk është se jam ekspert i policisë, jam profesor i kriminalistikës. Policia është pjesë shumë e rëndësishme. Duke i motivuar ne parandalojmë edhe atë efektin e ‘fluturës’”, tha ndër të tjera Karamuço.
Top Channel
