Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve policore, një 29-vjeçar është paraqitur i plagosur në spital dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me thikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.