Policia Kombëtare Greke ka publikuar sot detajet mbi rastin shokues, tw abuzimit seksual tw dy tw miturve nga xhaxhai  tyre dhe partneri i tij shqiptar.

Të arrestuarit janë Markos Kimona Miclea, nga Rumania dhe Edmond Hoxha, nga Shqipëria. Nga hetimi ka rezultuar se duke shfrytëzuar lidhjet e tij familjare, 20-vjeçari kishte ftuar në banesën e tij familjen e të vëllait, konkretisht gruan dhe fëmijët e saj, djalë dhe vajzë. Por duke shfrytëzuar mirëbesimin, ai kishte ftuar edhe partnerin e tij shqiptar në banesë, duke ngacmuar seksualisht dhe abuzuar me të miturit gjatë kohës që nëna nuk ishte në shtëpi.

Madje ata hetohen edhe për pornografi me të miturit, pasi dyshohen për shpërndarjen materialesh me përmbajtje të fortë.

Edmond Hoxha
Edmond Hoxha
Markos Kimona Miclea
Markos Kimona Miclea

“Ndaj tyre u ngritën procedime penale për akte seksuale me një të mitur, që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç, bashkëpunim të thjeshtë në akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç, akte seksuale përpara një të mituri që është nën 14 vjeç së bashku dhe posedim të materialeve pornografike me fëmijë, prodhimi i të cilave lidhet me përdorimin e një të mituri që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç”, informoi policia, sipas raportimit të “Protothema”.