Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përdori seancën gjyqsore të shqyrtimit paraprak të dosjes “SASPAC” për të komentuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, para Komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Duke shprehur habi se akuzohej për “korrupsion të zyrtareve të lartë” në një kohë që, sipas tij, kreu i SASPAC nuk ishte zyrtar i lartë, ai tha se e kishte kuptuar pas raportimit të Dumanit.
“Mesa duket SPAK-ut i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së”, tha Beqaj.
Po ashtu, vijoi ish-ministri, që u hetua në “arrest në burg”, kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale. Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.