Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për shtyp, duke komentuar aludimet e ngritura se vendimi për mos autorizuar arrestimin e deputetes Belinda Balluku nga SPAK, do rrezikojë rrugën e integrimit të vendit në BE.
Ky aludim erdhi pas reagimeve të disa prej ambasadave të huaja në vend, që theksuan se puna e drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit nuk duhej ndaluar. Për këto, Rama tha se se ka patur defomrime, duke theksuar se nuk ka asnjë frenim në integrimin europian të Shqipërisë.
“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris që lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë.
Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do pengojë drejtësinë, është përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet” – u shpreh Rama.


