Përplasjet për protestat dhe projektin e Zvërnecit kanë vijuar edhe në Kuvend, ku deputetja demokrate Ina Zhupa dhe ministri Taulant Balla shkëmbyen akuza dhe ironira nga foltorja e Parlamentit.

Në përgjigje, Balla ironizoi fjalimin e deputetes demokrate, duke e cilësuar atë si një “flamingo nga Temu” dhe duke i ftuar demokratët t’u bashkohen protestave.

Zhupa: Përgjigjuni realitetit. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Qindra mijëra në shesh, çdo ditë më shumë, më të vendosur. Kjo sjellje harbute duke shkelur interesin publik, interesin e fëmijëve tanë të ndalojë. Do shikoni atje fëmijët, brezin e ardhshëm.

Balla: Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.