Pas 6 muajsh në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, në një dalje të parë me gazetarët ministrja Evis Sala foli për planet e saj në shëndetësi, me fokus sëmundjet onkologjike si dhe një strukturim të ri spitalor, ku disa spitale pritet të mbyllen.
Ministrja nuk dha përgjigje për disa çështje të rëndësishme si pajisjet PET scan për kancerin e gjirit apo trombektominë për ndërhyrjet e trurit, shërbime të cilat nuk ofrohen në shërbimin publik dhe pacientët i kryejnë në spitalet private.
Çmimi i disa barnave është rritur dhe qytetarët ankohen se barnat të cilat i merrnin falas tani i blejnë me para, ndërkohë që ministrja nuk dha përgjigje se kur hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim.
Këtë vit përfundon kontrata për koncesionet e shumëkërkuara të hemodializës dhe check-up, por ministrja nuk u përgjigj se çfarë do të bëhet me to.
Nuk pati një përgjigje as për kontrollin e spitaleve jo publike të cilët sjellin mjekë të huaj të palicencuar, ku pak kohë më parë pati edhe një humbje jete.
Për shëndetësinë falas, qytetarët kanë akses në sistemin publik, u shpreh ministrja.
Top Channel
