Pas propozimit të PS për ndarjen e re territoriale, Partia Demokratike ka ndarë draftin e saj ku propozohet një ndarje me 100 bashki dhe 6 rajone. Drafti i është shpërndarë deputetëve të PD-së nga bashkëkryetari i Komisionit, Luciano Boçi. Në një mesazh drejtuar grupit parlamentar, Boçi bën me dije se lista me 100 bashki është miratuar nga kryetari i PD-së dhe kryetari i grupit parlamentar, ndërsa u kërkon deputetëve të dalin më pas me qëndrimet e tyre publike.

“Të nderuar deputetë, me miratimin e Kryetarit të PD-së dhe të Kryetarit të Grupit, ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tanë. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e Boçit drejtuar deputetëve të PD-së.