reu i SPAK, Altin Dumani, ka folur sot për rekomandimet që janë dërguar nga Këshilli i Ministrave në drejtim të Prokurorisë së Posaçme.
Në një deklaratë për mediat, Dumani tha se SPAK po përpiqet që këto rekomandime të zbatohen, por shtoi se një pjesë e tyre janë të përgjithshme dhe nuk mbështeten në të dhëna konkrete.
“Rekomandimet janë të mirëpritura, por disa prej tyre nuk shoqërohen me statistika apo analiza krahasuese. Kjo i bën të duken subjektive dhe të vështira për t’u zbatuar. Sidomos kur bëhet fjalë për një institucion si SPAK, që funksionon mbi bazën e rezultateve dhe efikasitetit,” u shpreh Dumani.
Ai theksoi gjithashtu se përkufizimet e përgjithshme në disa rekomandime krijojnë paqartësi dhe mund të sjellin interpretim të ndryshëm në zbatim.
Megjithatë, kreu i SPAK siguroi se institucioni është i gatshëm të punojë për përmbushjen e tyre, duke i konsideruar ato si pjesë e përmirësimit të punës.
