Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda një periudhe prej 12 muajsh.
Në një postim në “Facebook”, Rama e ka cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane, duke shtuar se është një hap historik drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Kujtojmë se paraditen e sotme rreth orës 10:00, Rama zhvilloi një takim të paparalajmëruar me ambasadorët e Bahskimit Europian në Kryeministri.
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE🇦🇱🫶🇪🇺
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🦅 Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027🦅
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit🦅
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT🇦🇱🦅



