Rektori i Universitetit të Tiranës ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Dorian Hoxha, deri në përfundim të procedurave të rëndësishme institucionale që lidhen me zgjedhjen e përfaqësuesve akademikë në sistemin e drejtësisë.
Sipas rektorit vendimi bazohet në ligjin për arsimin e lartë dhe rregulloret e brendshme të universitetit, me argumentin e ruajtjes së paanshmërisë institucionale dhe shmangies së konfliktit të interesit gjatë procesit të zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Sipas vendimit, gjatë periudhës së pezullimit, detyrat e dekanit do të ushtrohen nga Prof. Dr. Skënder Kacupi, i cili është ngarkuar me drejtimin e përkohshëm të Fakultetit të Drejtësisë.

