Gjatë kohës që po zhvillohej faza e intervistimit të 14 kandidatëve që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Ministrinë e Brendshme mbërriti edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn.

Ndonëse nuk janë dhënë detaje zyrtare për vizitën e saj, me gjasë prania lidhet me rëndësinë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se gara u hap menjëherë pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Ilir Proda.