Mbahet ditën e sotme seanca e radhës plenare në Kuvend.

Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Projektligjet që pritet të kalojnë për votim në Kuvend ditën e sotme janë ai “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën Shqipërisë”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Sot pritet të shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
    (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
  2. Njoftime.
    (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
  3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti
    Erald Kapri.
    (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
  4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja
    Erisa Xhixho.
    (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
  5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
    znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
    (Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)
  6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
    (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
    Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
    Pyetje
    Shprehet nismëtari
    Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
    Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
    Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
    Diskutime
    (Shprehen grupet parlamentare)
    Koha e votimit
  7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën
    e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe
    neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
    Pyetje
    Shprehet nismëtari
    Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
    Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
    Diskutime
    (Shprehen grupet parlamentare)
    Koha e votimit
  8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar
    në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të
    Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
    miratim)