Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë mesditën e sotme në Gjilan.

Gazetarja Leonita Bajrami ka konfirmuar se personi i tretë që po merrte ndihmë mjekësore në spital, ka ndërruar jetë. Më herët zëdhënësi i policisë së Gjilanit konfirmoi ngjarjen e rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Njoftim nga Policia e Kosovës – Rajoni i Gjilanit

Sot, më datë 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri në qytetin e Gjilanit, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë ngjarje, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihma e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I dyshuari për këtë rast është një person i gjinisë mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit. Njësitë e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.