Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, zjarri ka shkrumbuar ushqimin e bagëtive, si dhe një sasi të madhe makinerish bujqësore që ndodheshin brenda stallës. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e një tragjedie më të madhe. Mbi 20 krerë lopë janë shpëtuar nga zjarrfikësit.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre. Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.