Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës.

Si pasojë e erës së fortë, disa pisha ranë mbi rrugë në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit te Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.

Ndërkohë, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.