Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin.
Gjatë aksionit në Fushë-Kuqe policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Po ashtu policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Operacionet janë pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

