Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët kanë ndërhyrë në dy banesa, ku dyshohet se mund të fshihen persona me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për persona të arrestuar apo të shoqëruar.

Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi objektivin e operacionit dhe rezultatet e kontrolleve të RENEA-s.