RENEA ka zhvilluar një natë më parë kontrolle në zonën e Niklës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në një banesë janë gjetur automatikë, një mitroloz, pjesë armësh të ndryshme, granata ,fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, si dhe lëndë plasëse me telofon për shpërthim në distancë.
Kontrollet vijojnë që prej vrasjes së Gilmando Danit tre ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit.
