Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonën e Mirdita që në orët e para të mëngjesit, pas dyshimeve se në territorin shqiptar ishte futur Elson Reçi.

Operacioni u përqendrua fillimisht në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera të dyshuara, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet nga autoritetet.

Pas verifikimeve të mëtejshme, policia konstatoi se personi që kishte hyrë në Shqipëri ishte vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.

SPAK e ka shpallur në kërkim Elson Reçin që prej 15 majit 2024, duke e akuzuar për sigurim kushtesh dhe mjetesh materiale për atentatin ndaj Preng Gjini.

Ai është gjithashtu nipi i Kastriot Reçi, i cili u vra me snajper në Rrëshen në janar të vitit 2020.