renziKryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë udhëtuar drejt Romës në vizitën e parë zyrtarë të qeverisë së re greke pas marrjes së pushtetit pak ditë më parë.


Vizita e tyre atje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të fituar mbështetje nga vendet e Bashkimit Europian për negocimin e kushteve të ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.


Tsipras është pritur nga homologu i tij, Matteo Renzi i cili e ka përgëzuar për fitoren dhe e ka cilësuar triumfin e Syrizës si një sukses të bazuar tek shpresa për ndryshim pozitiv dhe jo te frika.


renzNë fund të konferencës së përbashkët për shtyp të dy kryeministrave, të cilët janë mjaft të rinj dhe kanë pak a shumë të njëjtën moshë, kreu i qeverisë italiane në mënyrë simbolike i ka dhuruar homologut të tij grek një kravatë, duke e rekomanduar që ta vendosë kur Greqia të dalë nga kriza.


Radikali i majtë, Tsipras njihet jo vetëm për pikëpamjet politike të pazakonta në Europën e sotme, por edhe për stilin mjaft sporti të të veshurit, ndërsa nuk është parë asnjëherë në publik me kravatë.