Disa replika ka pasur sot mes Evi Kokalarit dhe Flamur Nokës.
Pas debateve të forta që aktivistja ka pasur me Partinë Demokratike, është përballur këtë mbrëmje me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së në emision live në Euronews.
Noka tha se Kokalarin e ka mike të vjetër, ndërsa kjo e fundit është shprehur se e njeh deputetin vetëm prej 1 viti.
Gjithsesi, deputeti tha se për të një vit miqësi është shumë.
Noka: Mirëmbrëma Evi, e dëgjoj se e kam mike të vjetër.
Kokalari: Miq të vjetër nuk jemi, njihemi vetëm një vit, por nejse
Noka: E quaj shumë një vit.