Peticionet


Shumë republikanë patën kërcënuar se do të largoheshin në Kanada apo Australi në rast se fitonte Obama, por asnjë nga këto vende nuk është i ngjashëm me vendin utopik të dëshiruar prej ultraliberalëve. Tashmë, mbi 100 mijë prej tyre, i kanë dërguar peticione Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar që shtetet e tyre të lejohet të ndahen nga SHBA-ja, pasi Obama fitoi mandatin e dytë.


Peticionet janë dërguar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë që i dedikohet komunikimit me popullin. Shumica e shteteve ku janë hartuar peticionet, kanë votuar për republikanin Mitt Romney. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara aktualisht nuk ka asnjë klauzolë që të lejojë daljen nga unioni të shteteve anëtare.


Në total, më shumë se 20 peticione janë hartuar dhe firmosur. Njëri prej tyre u hartua në Teksas dhe u firmos nga më shumë se 25 mijë vetë. Hera e fundit kur disa shtete kërkuan të ndahen nga SHBA-ja, vijoi një luftë e përgjakshme civile që përfundoi me mposhtjen e shteteve rebele. Shumica e peticioneve thjesht citonte një rresht nga Deklarata e Pavarësisë nga Britania e Madhe, në të cilin themeluesit deklaronin “të drejtën për të shpërbërë bashkime politike” dhe për të themeluar një komb të ri. Republikanët janë shumë të zemëruar me politikat e mbrojtjes shoqërore të zbatuara nga administrata “Obama”.