Gjatë orëve të fundit, në zonën e Llogarasë janë regjistruar reshje bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius.

Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës për të shmangur ngricat dhe për të garantuar qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, nuk raportohen probleme në qarkullim.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment.