Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës, duke rritur rrezikun që këto lumenj të dalin jashtë shtratit.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se janë angazhuar forca të shtuara për monitorimin e situatës dhe se strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.
Banorëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë lumenjve, u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Sipas institucioneve përgjegjëse, deri tani Bashkia e Pogradecit mbetet zona më problematike përsa i përket ndikimit të motit të keq dhe mundësisë për përmbytje.
