Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje-lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
