Qyteti i Vlorës po përballet me trafik të rënduar këtë të shtunë.
Shumë pushues, të cilët kishin zgjedhur bregdetin e Vlorës vendosën të largohen, pas reshjeve të dendura që përfshinë të gjithë vendin. Kjo ka bërë që rrugët e qytetit bregdetar të bllokohen nga automjetet e shumta.
Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, policia apelon që të shmangen aktivitetet në det për shakak të rritjes së dallgëve në det, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.