Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar dëmet e para.

Raportohet nga burimet për mediat se është bllokuar rruga e Prekalit në Shkodër, teksa aktualisht në këtë segment rrugor qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Firma kontraktuese do te ndërhyjë për pastrimin e saj, ndërsa nuk raportohen probleme të tjera.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme i gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe i tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim.