Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në aksin rrugor Qukës-Qafë Pllocë, ku ka pasur rrëshqitje te dherave.

Në momentin e rrëshqitjes është goditur një automjet që ka qenë në lëvizje.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.