Mes tensionit të lartë, përplasjesh fizike e përshkallëzimeve verbale mes banorëve të Thethit dhe forcave të policisë e IKMT-së për ndalimin e prishjes së ndërtimeve pa leje, nuk mungojnë edhe gjestet njerëzore dhe simbolike.

Një i ri nga Thethi, në një akt të thjeshtë, por domethënës, u ofron ujë për të pirë inspektorëve dhe efektivëve të vendosur në zonë, të cilët ndodhen në pritje të urdhrit të radhës për shembjen e godinave.

Një gjest i vogël ku, edhe në mes të konfliktit, mund të mbijetojë respekti./ Top Channel