Edhe në Lushnjë ka nisur të protestohet, por fokusi është te sektori shëndetësor.

Dhjetëra qytetarë janë bashkuar për të ngritur zërin mbi kushtet e rënduara të spitalit të Lushnjës.

Protestuesit u mblodhën para spitalit, më pas u drejtuan në sheshin qendror të qytetit, ku u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e marrjes së statusit rajonal të spitalit të Lushnjës.

Protestuesit ankohen se ky shqetësim është i hershëm dhe kundra të dyja forcave politike, ndonëse i pranishëm ishte edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Qytetarët protestojnë përpara spitalit të Lushnjës për kushtet e rënduara, mes tyre edhe deputeti Korreshi.