Në Tiranë po zhvillohet sot dita e 18-të e protestës jopartiake, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, organizatorët kanë vendosur që grumbullimi të nisë në orën 19:00, në vend të orës 18:00. Protesta vijon në mënyrë të përditshme prej më shumë se dy javësh, me pjesëmarrje të qytetarëve nga shtresa të ndryshme.
