“Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona”, këto kanë qenë thirrjet e forta që vijnë nga Torontoja e Kanadasë ku jetojnë shqiptarë. Ata janë ngritur në protestë, ndërsa kanë bërë thirrje për revolucion.
Të veshur me bluza dhe flamuj kuq e zi, duke sjellë elementet e patriotizimit, diaspora në Kanada kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prej 8 ditësh në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” po mbahen protesta masive, ndërsa qytetet e tjera i janë bashkuar paralelisht. Por kësaj thirrje për reagim kundër vendimeve të qeverisë, që kanë të bëjnë projektet e ndërtimit në Zvërnec apo dhe projekte të tjera.


