Gazetarja Entjola Budo ka dhënë detaje të reja në emisionin “Breaking”, mbi ngjajren e rëndë të ndodhur dje në Sarandë, ku u vrabiznesmeni Rexhep Ismaili.

Sipas gazetares, konflikti që i mori jetën Ismailit dyshohet se ka lidhje me pronat, teksaautori i krimit është Lulëzim Tafani. Nga ana tjetër, ka dyshime se një tjetër person ka mbetur i plagosur pasi mes autori, personave që ndodhedhin me të dhe personave pranë viktimës ka patur shkëmbim zjarri.

“Rexhep Ismaili njihej në zonë si një person i qetë, jo problematik. ai ishte i martuar dhe njihej si person me sjellje korekte. Burime thonë se konflikti ka qenë i vjetër për prona. Disa persona kanë shkuar në ambientet e lokalit dhe karburantit që Ismaili zotëronte, të armatosur dhe janë konfliktuar me të. Fakti që ishin të armatosur tregon që nuk ishin aty për sqarim. Autori i krimit është identifikuar si Lulëzim Tabaku, i cili pas ngjarjes është arratisur së bashku me personat e tjerë që ndodheshin me të. Dyshohet se nga të shtënat me armë ka ngelur i plagosur dhe një person tjetër, pasi ka patur shkëmbim zjarri, megjithatë ende nuk ka raportim që dikush të jetë paraqitur në spital. Policia po kryen kontrolle për identifikimin e këtij personi.”- tha gazetarja.