Rey Manaj, pas golit spektakolar të shënuar dje kundër Serbisë, është kthyer padyshim në ‘heroin’ e gjithë shqiptarëve.
Si për ta ilustruar këtë ndjesi, në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale.
Në këtë murale është gdhendur momenti pas shënimit të golit, teksa Manaj bën me duar shqiponjën dykrenare.