
Edhe në tre qarqet e jugut Berat, Vlorë dhje Gjirokastër procesi i numërimit është duke vijuar normalisht. Nga rezultatet paraprake të numërimit të thuajse gjysmave të kutive të votimit, rezulton se PS kryeson këto tre qarqe.
Në këtë qark kanë numëruar 171 kuti votimi, nga 207 që janë në total dhe PS ka mundur të sigurojë 20144 vota, ose 55.8%, të përkthyera në mandate deputetësh, ka marrë tre.
Ndërsa PD ka marrë 10171 vota, ose 28.2%, të përkthyera në mandate deputetësh ka arritur të marrë 1.
Kurse Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të marrë 4723 vota, ose 13.1%, por që s’ka mundur të sigurojë një mandat.
Diferenca mes PS dhe PD në këtë qark është 9973 vota, por PS e vetme kundrejt PD-LSI shkon në një diferencë me 5250.
Në Berat deri më tani janë numëruar 135 qendra votimi nga 277 që janë gjithsej. Nga këto PS ka mundur të marrë 20693 vota, ose 55.6%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.
Ndërsa PD ka arritur të sigurojë 10454 vota, ose 28.1%, të përkthyera në mandate deputetësh 2.
Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 5174 vota, ose 13.9% duke e siguruar kështu një mandat në këtë qark.
Diferenca mes PS dhe PD në këtë qark është 10239 vota, por PS e vetme kundrejt PD-LSI shkon në një diferencë me 5065.
Në Vlorë deri më tani janë numëruar 311 qendra votimi nga 445 që janë gjithsej. Nga këto PS ka mundur të marrë 40061 vota, ose 57.7%, të përkthyera në mandate deputetësh 8.
Ndërsa PD ka arritur të sigurojë 22135 vota, ose 41.9%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.
Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 4195 vota, ose 6.0% duke e bërë të pamundur marrjen e një mandati në këtë qark, ndonëse janë ende kuti për t’u numëruar.
Diferenca mes PS dhe PD në këtë qark është 17962 vota, por PS e vetme kundrejt PD-LSI shkon në një diferencë me 13731.