Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e kërkesëpadisë së paraqitur nga koalicioni opozitar “PD-ASHM”, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj.
Përfaqësuesit ligjorë të koalicionit kundërshtojnë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së procesit, duke e cilësuar atë të manipuluar dhe të parregullt.
Që pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur publikisht refuzimin për ta njohur procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “farsë elektorale” dhe një goditje ndaj demokracisë në vend.