Verifikimi


Kapen në kufi dy vajza të larguara nga shtëpia. Njëra duke u kthyer nga Italia dhe tjetra duke shkuar në drejtim të fqinjit tonë perëndimor. Vajzat, përkatësisht 20 dhe 21 vjeçe nuk kanë mundur të vijojnë normalisht rrugën e tyre, por janë ndaluar për t’iu dorëzuar komisariateve të Shkodrës dhe Laçit, atje ku familjarët kanë denoncuar largimin e tyre nga shtëpia, largim i palajmëruar. Sipas të dhënave policore, Sentjana Druni, 21 vjeçe, banuese në Shkodër ishte në kërkim që nga shtatori i kaluar, por denoncimi i nënës së saj ishte kryer që në mars të vitit 2011. Ndërkaq edhe vajza tjetër, Donika Dedaj, 20 vjeçe, me banim në Mamurras ishte shpallur në kërkim, pasi vëllai i saj, kishte deklaruar largimin nga banesa të së motrës dhe bashkëshortes së tij  L. P. në mesin e nëntorit të vitit të kaluar. Ndaj rastit të vajzës nga Shkodra e sapokthyer nga Italia do të hetohet nëse ka qenë viktimë e shfrytëzimit për prostitucion, pavarësisht deklarimit të saj. Ndërkohë, për rastin e 20-vjeçares mësohet se i vëllai ishte ndarë nga e shoqja dhe motra e tij ishte larguar me ish-bashkëshorten për t’u shpëtuar situatave jo të këndshme në shtëpi. V. Q.