Riatdhesohen në Shqipëri 70 azilantë nga Gjermania. Mes personave të kthyer në atdhe ka gra dhe fëmijë. Mbërritja në Rinas është bërë pas ndalesës në Prishtinë.
Në listën e të kthyerve ka azilantë që kanë shkuar në Gjermani që me 1 janar të vitit 2015.
Të kthyerit ankohen se nuk janë njoftuar më parë për sjelljen e tyre në Shqipëri. Ata pretendojnë se autoritetet gjermane u kanë thënë në fillim se do u ndërronin shtëpinë dhe më pas i kanë hipur në avion.
12 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)