Kryeministri Edi Rama ka riformuar qeverinë këtë të enjte, pas një mbledhjeje maratonë të grupit parlamentar të Partia Socialiste.

Sipas njoftimeve zyrtare, ndryshimet kanë prekur disa ministri kyçe, përfshirë Ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet me Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes.

Megjithatë, 9 ministri mbeten të paprekura nga riformatimi i kabinetit:

Petrit Malaj – Ministria e Financave

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Gonxhe – Ministria e Kulturës dhe Sportit

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adea Pirdeni – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe kryenegociatore për Bashkimin Evropian

Ky riformatim vjen gjashtë muaj pas miratimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të ndikojë në drejtimin e politikave qeverisëse gjatë mandatit aktual.