Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet teksa u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë.

Gjatë takimit, Rama u përball me një kërkesë të pazakontë, teksa një i ri biznesmen i kërkoi ndër të tjera të rifreskojë partinë.

Rama iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në PS, sepse ai në krye të PS po bën sa mundet.

Qytetari: Si një ish-anëtar i juaji…

Rama: He mo se ma the dy herë tani këtë… të ish-anëtarit…

Qytetari: Ju sugjeroj të rifreskoni partinë.

Rama: Po mir mo faleminderit që na urdhërove ta bëjmë, do ta shohim, po hajde futu dhe ti, na jep një dorë për ta rifreskuar. Mos të të gënjejë mendja që do rifreskosh ndonjë gjë në ndonjë drejtim tjetër, të paktën rri aty ke tenda. Po në qoftë se do të ndihmosh për të rifreskuar partinë, hajde. Bujrum, bëhu ti rifreskimi. Se unë po bëj sa po mundem.