Policia e Shkodrës ka zbuluar detajet lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Shirokë ku u plagos aksidentalisht një kalimtar rasti.


Sipas policisë, të shtënat kishin ardhur prej një konflikti mes autorit Brisel Galica, 26 vjeç dhe një 46- vjeçari S.B. Brisel Galica është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.


Ai pas konfliktit qëlloi me pistoletë dhe rikosheti i plumbit kapi një kalimtar rasti i cili pas mjekimit u largua në banesë.


Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës


Ky shtetas mbrëmjen e  datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.


Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri  pistoletë dhe me pas është larguar.  Si pasojë e rikoshetit të plumbit  është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje”.