Një autobus shqiptar që bënte linjën Tiranë-Athinë është sulmuar me gurë në afërsi të Konicës, ndërsa autorë të kësaj ngjarjeje janë punonjës grekë të shoqërisë së transportit KTEL, të cilët edhe më herët kanë protestuar në mënyrë të dhunshme ndaj autobusëve shqiptarë që bëjnë linjën me Greqinë.


Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur në momentin kur autobusi kishte ndaluar në mënyrë që udhëtarët të pushonin dhe si pasojë e sulmit me gurë autobusit i janë thyer disa xhama.


Protesta e 70 autobusëve të KTEL nisi më 8 shtator, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Athinës, e cila pezulloi për të paktën 10 ditë urdhrin e Ministrisë greke të Transporteve që ndalonte linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë.


12 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)